‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë
Vijon operacioni masiv antikanabis në Shkodër. Në vijim të operacionit të Dukagjinit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me DVP Shkodër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë vazhduar kontrollet në mënyrë të pandërprerë në territorin e njësive administrative Shosh e Shalë.
Gjatë kontrrollit të ushtruar ditën e djeshme u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 27 parcela me një numër prej 14 718 bimë kanabis sativa. Gjithashtu, u sekuestrua një pushkë.
Policia e Shkodrës thekson se do të vijojë punën me intensitet dhe angazhim maksimal në terren me qëllim zbulimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të dyshuara me bimë narkotike dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal.
Top Channel