Tjetër kënd lojërash në kryeqytet

30/08/2016 00:00

Tiranes i shtohet dhe një tjetër kend lojerash për fëmijë në Komunën e Parisit, e cila është ndër zonat më të populluara në kryeqytet.

“Jemi këtu për të filluar këndin e shtatë të lodrave. Më vjen mirë sepse qyteti ka 250 mijë fëmijë dhe gjithë ajo gurguleja e këndit të lodrave tek Liqeni prodhoi një mundësi fantastike, që jo vetëm të bënim të mirë atë tek liqeni, por në këto shtatë lagje, pastaj deri në fund në të gjitha lagjet e Tiranës të kemi nisur një punë konkrete në këndet  e lodrave në qytet”, u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj.

Një hapësirë në Komunën e Parisit do të jetë në funksion edhe të të rinjve, theksoi kryetari i bashkisë.

“Këndi i lodrave këtu do të ketë hapësira për internet falas, për të rinjtë, të moshuarit, por pjesën më të madhe do ta kenë fëmijët. Pas një viti punë ditore kemi dhënë një mesazh; më mirë punojmë për gjeneratën tjetër sesa për zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Veliaj.
 
Projekti do të zbatohet në një sipërfaqe prej 800 metër katrorë. Veliaj u kërkoi qytetarëve, por edhe bizneseve përreth, që të mirëmbajnë këto investime që bëhen me ndihmën e donatorëvë.

Në Tiranë do të ketë gjithsej 12 kënde lojërash për fëmijë.

Top Channel