Shteti arkëton 45 milionë lekë më shumë nga pronat e sekuestruara, ja sa të ardhura u gjeneruan në 10 muaj Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat pas daljes nga GJKKO për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ai u përgjigj për mungesën e prezencës së tij në protestë, duke u shprehur:
“Janë dy lloje protestash: Ato popullore, në të cilat demokratët janë të parët që marrin pjesë. Dhe protestat partiake. Dalja ime do të ishte një akt politizimi për një protestë qytetare”, tha Berisha.
Më pas, u pyet edhe nëse ka një ftesë publike për t’u bashkuar me Erion Veliajn dhe Elisa Spiropalin, të mënjanuar nga PS në asamblenë e fundit.
“Të gjithë faktorët që e konsiderojnë Ramën të keqen më të madhe në historinë pluraliste të Shqipërisë, duhet të bashkohen ta përcjellin një minutë e më parë”, përfundoi Berisha.
Top Channel