Terroristi i penduar punon për sigurinë

30/08/2016 00:00

Universiteti George Washington ka punësuar një ish-ekstremist islamik në qendrën e tij të sigurisë kombëtare. Personi në fjalë dikur ishte denoncuar nga Shtetet e Bashkuara si terrorist që kishte lëshuar edhe kërcënime ndaj krijuesve të serialit televiziv  të animuar “South Park” sepse kishin paraqitur Profetin Muhamed të veshur me kostum ariu.

Në Europë ka shumë ekstremistë të penduar që punojnë në universitetet e Kontinetit të Vjetër me qëllimin të ndihmojnë në luftën kundër terrorizmit. Por ky, sipas CNN, besohet të jetë rasti i parë i këtij lloji në Shtetet e Bashkuara.

“Jesse Morton, i njohur si Younus Abdullah Muhammad në kohën kur ishte i rekrutuar i Al Kaedes, u sjell një perspektivë unike përpjekjeve kundër terrorit”, tha për gjigantin televiziv amerikan Seamus Hughes, zv.drejtor i programit të ekstremizmit në Universitetin George Washington.

“Ende nuk e kemi gjetur mënyrën sesi të tërheqim një individ që i ka hyrë rrugës së radikalizimit, ndërsa Jesse ka qenë dikur pjesë e asaj bote dhe arriti të shkëputet prej saj”, rrefen ai.

Gjatë ditëve të tij si ekstremist, Morton kishte arritur të merrte një diplomë masteri për Çështje Ndërkombëtare në Universitetin e Columbias. Përpara se të merrte vendimin e punësimit të tij, Hughes ishte konsultuar me FBI-në, drejtues të agjencive të sigurisë në vend dhe juristë që ndoqën çështjen e të riut.

Top Channel