Godinat e shembura në Itali, hetime për abuzime

30/08/2016 11:30

Prokurorët italianë kanë nisur hetimet kundër ndërtuesve përgjegjës për rikonstruksionin e atyre godinave që pësuan dëmet më të mëdha gjatë tërmetit katastrofik që shkundi Italinë javën e kaluar.

Tërmeti me magnitude 6.2 ballë të shkallës Rihter vrau të paktën 290 persona në 24 gusht dhe rrafshoi disa fshatra në qytetin e goditur rëndë të Amatriçes. Një total prej 115 godinash u shembën ose u dëmtuan rëndë, përfshirë disa ndërtesa që ishin rikonstuktuar së fundmi e që supozohej t’i rezistonin tërmetit.

Disa mijëra euro shpenzime u parashikuan për rikonstruksionin e godinave historike të tilla si këmbana e kishës së San Mikeles, rrëzimi i së cilës i kushtoi jetën një familjeje të tërë prej 4 pjesëtarësh. Por, siç është zbuluar, paratë nuk janë përdorur për këmbanën, por vetëm për kishën. Dhe mbi të gjitha nuk është kryer asnjë përforcim antisizmik, por përmirësime të thjeshta që nuk garantojnë asgjë.

E vetmja shkollë në Amatriçe pësoi gjithashtu dëme serioze. Shkolla u rikonstruktua në vitin 2012, gjithsesi tërmeti që do të binte vetëm 4 vite më vonë do ta shndërronte në një pirg rrënojash. Kjo ka ngjallur dyshime mes vendasve.

Prokurorët do të hetojnë ndërtimet e godinave publike, përfshirë shkolla e spitale. Kreu i departamentit të antimafias, Franco Roberti tha se Italia do të ndërmarrë hapa për të mbajtur sindikatën e krimit larg projekteve të rikonstruksionit në zonat e prekura nga tërmeti.

Top Channel