Dibër, gjendet trupi i pajetë i një fëmije 10-vjeçar

30/08/2016 10:50

Trupi i pajetë i një fëmije 10-vjeçar është gjetur në vendin e quajtur “Shenjat e Brezhdanit”, mbi urën e fshatit Muhurr të Dibrës. Dyshohet që fëmija të jetë mbytur në lumin Drin.

Zhdukja e I.Xh., banues në fshatin Mazhic të Bulqizës ishte denoncuar në polici nga prindërit, ndërsa ishte parë nga fqinjët mesditën e së hënës duke u larë në Drin.

Trupi i fëmijës u gjet nga policia në një distancë rreth 5 km nga vendi ku u pa për herë të fundit.

Nga kqyrja paraprake e kufomës rezultoi se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, kështu që dyshohet se shkaku i vdekjes është mbytja.

Top Channel