Krujë, 3 vëllezër plagosin kushëririn; një i ndaluar

28/08/2016 12:35

Policia e Krujës ka ndaluar 28-vjeçarin Erson Doda, banues në fshatin Bubq, pasi në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij, T.D. 44 vjeç dhe M.D. 41 vjeç, për motive të dobëta kanë plagosur rëndë, duke e goditur me sende të forta, kushëririn e tyre, shtetasin B.D., 55 vjeç.

Janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e dy vëllezërve të tjerë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale plagosje e rëndë me dashje në bashkëpunim.

Top Channel