Alket Rizai duhej të kthehej sot në burg, si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave
Projektet në kuadër të planit të transformimit të qyteteve në vend, që qeveria e ka pagëzuar me emrin “Rilindja Urbane”, nuk janë të përqendruara vetëm në qytetet e mëdha të vendit.
Pjesë e këtij plani janë edhe qyteza të vogla, mes të cilave edhe ajo e Belshit në rrethin e Elbasanit. Këtë të hënë, ka nisur puna për transformimin e qendrës së kësaj qyteze, që ka përfituar nga programi kombëtar i “Rilindjes Urbane”.
“Liqeni i vogël në zemër të Bashkisë së re në Belsh dhe mjedisi përreth, pas një rrënimi e braktisjeje çerekshekullore, do të transformohen së shpejti në hapësirë publike me shije dhe cilësi europiane”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook, duke e shoqëruar postimin me foto nga projekti dhe nisja e punimeve.
Punimet priten të zgjasin rreth 8 muaj dhe sipas këtij projektit e gjithë pjesa buzë liqenit të qytezës, do të çlirohet nga ndërtimet dhe do të shndërrohet në hapësirë publike për qytetarët.
Top Channel