Irak, eksploziv poshtë fanelës së Messit, kapet 12-vjeçari

22/08/2016 00:00

Nuk është vetëm rasti i vogëlushit nga lokaliteti Gazientep i Turqisë, që u kthye në një kamikaz dhe i mori jetën mbi 50 personave.

Një tjetër fëmijë, 12 vjeç, është ndaluar nga policia irakene pasi poshtë fanelës që mban emrin e asit të Barcelonës, Leo Messi, mbante një brez me eksploziv.

Fëmija është ndaluar mbrëmjen e djeshme në Kirkuk, kryeqyteti i Kurdistanit iraken, pak momente para se të hidhte veten në erë.

Mediat kurde kanë publikuar pamjet dramatike të djalit me brezin me eksploziv teksa bllokohej nga agjentët që e çaktivizonin. Djali shfaqet i trembur teksa merret nga policia. Sipas mediave irakene, Messi ishte idhulli i tij.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel