Krim në familje në Dukagjin, qëllon me armë vëllanë dhe kunatën

17/08/2016 00:00

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë me dy persona të plagosur. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Ndërlysaj të Dukagjinit, një zonë e thellë malore, ku nuk ka as valë  telefoni çfarë e ka bërë të vështire komunikimin dhe transportimin e të plagosurve.

Plagosja e dyfishte ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen Muashaj të fshatit Ndërlys  ku shtetasi Lekë Ballza, 50 vjeç, që sipas banorëve të zonës është me probleme mendore. Autori, pas një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri vëllanë, shtetasin me iniciale K.B 48 vjeç dhe kunatën, shtetasen  me iniciale D.B, 41 vjeçe .

Për shkak të terrenit të thyer malor të plagosurit janë duke u transportuar me helikopter për në spital.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel