Shpërthim në një kazermë ushtarake në Bolivi, të paktën dy të vdekur dhe dhjetëra të plagosur “E vetmja mënyrë që Hillary Clinton të fitojë zgjedhjet në Pensilvani, është duke mashtruar. Kjo ishte deklarata e Donald Trump gjatë një mitingu elektoral në Altoona.
Manjati amerikan i pasurive tha se liderët republikanë janë tepër të shqetësuar nga manipulimi i zgjedhjeve nga fushata e Clinton: “Duhet të mobilizojmë të gjitha forcat ligjvënëse, duhet të marrim përforcime vëzhguesish dhe shefa policie me qëllim që të gjithë sytë të jenë nga votimet”.
Nuk dihet nëse është epërsia e qartë në sondazhe e Hillary Clinton ajo që e shtyn Trump për të bërë deklarata të tilla. Një sondazh i fundit i Quinnipiac flet për avantazhin e Clinton me 52%, ndërsa Trump me 42%. Shteti i Pensilvanisë ka një rëndësi të madhe për të dy kandidatët.
Trump, i cili bëri fushatë më herët në Pensilvani, tha se e njeh shtetin shumë mirë dhe Clinton nuk mund të mposhtë çka ndodh atje. Komentet e Trump vijnë pas deklaratës së bujshme të javës së shkuar në Ohajo, ku tha se zgjedhjet do të manipulohen. Fushata e Trump insiston se duhet bërë punë e madhe për të siguruar votuesit se vota do të shkoje aty ku duhet, pasi deri tani ata kanë vënë re parregullsi të mëdha.
Top Channel