Një seri shpërthimesh kanë tronditur resortet në Tajlandë dhe kanë shkaktuar vdekjen e 4 personave, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Bombat ishin të fshehura në vazo bimësh dhe ishin vendosur 50 metra larg njeri-tjetrit dhe janë aktivizuar përmes telefonit me rreth 30 minuta diferencë nga njëra tjetra.
Në qytetin e famshëm Hua Hin, 4 bomba shpërthyen në 24 orët e fundit, ndërsa shpërthime të tjera kanë goditur edhe Phuketin.
Ata që i kanë organizuar këto shpërthime janë përqendruar në zona ku turizmi lulëzon. Deri tani, bilanci është ky:
• 4 shpërthime në Hua Hin dhe 2 viktima
• Dy shpërthime në Surat Thani dhe një i vdekur
• Dy shpërthime në plazhin Patong, në ishullin Phuket
• Një shpërthim në Trang dhe një viktimë
• Shpërthime në Phang Nga.
Top Channel