Tepelenë, policia asgjëson 3.800 bimë narkotike
09/08/2016 00:00
Rreth 3.800 bimë narkotike të llojit kanabis sativa janë asgjësuar këtë të martë nga njësitë policore në Tepelenë.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave bimët janë gjetur të mbjella në dy parcela në fshatin Memaliaj.
Konkretisht, saktësojnë burimet, bimët u gjetën në vendin e quajtur Përroi i Kuq dhe janë asgjësuar përmes zjarrit.
Top Channel