Durrës, konflikt mes vëllezërve dhe fëmijëve; 2 të arrestuar

08/08/2016 00:00

Policia e Durrësit ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të një konflikti familjar, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit Vangjel Parangoni, 56 vjeç, banues në Durrës, Edmond Parangoni, 33 vjeç, banues në Durrës, djali i J.Parangoni.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve J. Parangoni, 60 vjeç, banues në Durrës, vëllai i Vangjel Parangonit dhe K. Parangoni, 27 vjeç, djali i J.Parangonit.

Në orët e mbrëmjes së të dielës, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. Parangoni dhe dy djemtë e tij, shtetasit Edmond dhe K. Parangoni kanë goditur me grushta në kokë shtetasin Vangjel Parangoni.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Vangjel Parangoni u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një automotik model 56 i kalibrit 7.62 mm, një armë zjarri tip pistoletë dhe 107 fishekë të ndryshëm.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit J.Parangoni u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë gjahu me leje.

Top Channel