Aksidentohet me mjetin bujqësor, humb jetën 66-vjeçari

08/08/2016 00:00

Një 66-vjeçar ka humbur jetën këtë të hënë në Elbasan, si pasojë e një aksidenti me zetor të ndodhur në ambjentet e punës.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mollas, teksa shtetasi me inicialet O.Gj po drejtonte mjetin bujqësor.

Sipas burimeve, në drejtim e sipër ai ka gabuar lëvizje dhe ka rrëshqitur në një kanal vaditës. Ai është çuar nga kolegët në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku ka ndërruar dhe jetë për shkak të lëndimeve.

Burimet shtojnë më tej se, materialet e mbledhura nga policia në vendin e ngjarjes i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, duke e klasifikuar incidentin si ngjarje aksidentale.

Top Channel