Mjeti përplaset me pemën në Mifol të Vlorës, humb jetën oficerja e policisë

28/07/2016 00:00

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një oficere e policisë nga Berati humbi jetën në një aksident rrugor në qendër të fshatit Mifol në Vlorë.

33-vjeçarja Refije Shtrumi ishte duke udhëtuar së bashku me një 31-vjeçar me një mjet tip “Ford” me targa AA601FC që është përplasur me një pemë në qendër të fshatit.

E ndjera humbi jetën sapo mbërriti në spital, ndërsa 31 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel