Mat, zbulohen predha luftarake të artilerisë së rëndë

27/07/2016 00:00

Disa predha luftarake të artilerisë së rëndë janë evidentuar dhe sekuestruar nga ana e forcave të policisë së Matit, të cilat gjendeshin në tunelet e Qafë Shtamës.

Informacionet mbi vendndodhjen e tyre janë marrë në rrugë operative, e menjëherë shërbimet policore janë drejtuar për në tunelin numër 2 të Qafë Shtamës, në fshatin Selic të Matit, aty ku kanë konstatuar 60 predha të kalibrit 12 mm dhe 20 predha me gjatësi 30 cm.

Tuneli në fjalë rezulton të ketë qenë i bllokuar që prej ngjarjeve të vitit 1997, por ai është hapur si pasojë e erozionit dhe predhat luftarake janë zbuluar në hyrje të tij. Ato u sekuestruan nga ana e policisë dhe i janë dorëzuar për t’u mbajtur në ruajtje Policisë Ushtarake.

Gjithsesi, materialet i janë referuar edhe Prokurorisë së Matit, për të hetuar nëse kemi të bëjmë me ndonjë vepër penale.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel