‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Për policinë mbeten ende të paqarta shkaqet që çuan Lefter Canajn të ndërmerrte aktin e zjarrvënies së qëllimshme në repartin e hemo-diaizës në spitalin privat, ku humbi jetën ai vetë si dhe 2 gra të tjera paciente.
Pacientë të tjerë që kanë njohur agresorin dhe të plagosurin Dashamir Saraçi, thonë për Top-Channel se ata nuk kanë parë me hëret që këta 2 persona të jenë përfshirë në ndonjë konflikt.
Ndërkohë bluzat e bardha hedhin poshtë hipotezën se shkaku i konfliktit mes 2 pacientëve ka qenë për radhën.
Infermieri Stilian Bardhi që mbeti i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Dasamir Saraçin, i cili ndodhet në reaminacion nën kujdesin e mjekëve.
Top Channel