Durrës, arrestohet një person i dënuar me 2 vite burg për plagosje

26/07/2016 00:00

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi mësohet se është dënuar me 2 vite burg për një plagosje me mjete të forta të ndodhur një vit më parë.

Policia ka bërë të ditur se personi që është vënë në pranga është shtetasi Artan Rexhepi  39 vjeç, banues në Durrës.

Mësohet se Rexhepi është dënuar pas një plagosje e cila ka ndodhur për motive të dobëta më 21 maj 2015.

Top Channel