Vret me thikë bashkëshorten në mesnatë, vetëdorëzohet 55-vjeçari

25/07/2016 00:00

Një grua 50 vjeç nga Patosi, është vrarë me thikë mesnatën e së dielës nga bashkëshorti i saj.

Policia e Fierit njofton se u arrestua në flagrancë shtetasi Shpëtim Goxham 55 vjeç banues në lagjen e re të Patosit.

Ai është vetëdorëzuar në polici pasi kishte vrarë me thikë gruan e tij për motive të dobëta.

Vrasja ndodhi pas një sherri mes ciftit, që kishte nisur prej disa orësh. Në gjaknxehtësi e sipër, burri rrëmbeu thikën duke e qëlluar disa herë gruan e tij e duke e lënë të vdekur në vend.

55-vjeçari është arrestuar për veprën penale Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

Top Channel