Sulm me hanxhar në Gjermani, vritet një grua plagosen dy të tjerë

24/07/2016 00:00

Një burrë vrau me hanxhar një grua e plagosi dy persona të tjerë në  Reutlingen (Baden-Wuerttemberg) të Gjermanisë.

Ngjarja ndodhi pranë një dyqani në Listplatz, ku punonte viktima. Njerëzit u larguan prej andej të tmerruar.

Agresori, i vënë në pranga nga policia, është një 21 vjeçar, azilkërkues nga Siria. Arsyet e gjestit të tij nuk janë sqaruar ende, por sipas disa raporteve, autori ka pasur një sherr me viktimën përpara se sa ta godiste e të lëndonte edhe një burrë e një grua tjetër.

“I kishte ikur mendja fare”, thonë dëshmitarët që e panë skenën. “Vraponte me hanxhar në duar edhe pas një makine të policisë. Në një moment të caktuar, një person me një makine BMË i dha gaz dhe e përplasi, duke e lënë të palëvizur në tokë, ndërsa pas kësaj ndërhyri policia”.  

FOTO GALERI
3/4

Top Channel