Foto+Video/ Rrëzimi i ‘Phantom’ në Greqi, pamje dramatike nga vendngjarja, momenti kur shpërthen në flakë avioni 2,4 milionë dollarësh
Një avion ushtarak i tipit Phantom u rrëzua në Tanagra në Greqi gjatë një demonstrimi ajror, në rrethana që deri tani mbeten të paqarta.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Aleksandër Marku, menjëherë pas rrëzimit ndodhi një shpërthim. Sipas raportimeve, avioni u rrëzua gjatë fluturimit demonstrues.
Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar nëse dy pilotët përdorën sistemin e katapultimit. Avioni kishte kryer pjesën e parë të demonstrimit dhe gjatë rrotullimit të dytë duket se humbi kontrollin. Gjithashtu raportohet se pilotët ndoshta nuk arritën të shtypin butonin e katapultimit, por kjo pritet të verifikohet pas operacionit në zhvillim, që po kryhet në këto momente.
AirShow w Grecji F4 Phantom sie rozwalił. Pilot nie żyje pic.twitter.com/zB9GVBniqQ
— Roman_P 🚢😎🤦 (@RomanP314) September 5, 2026
Aksidenti ka ndodhur para syve të mijëra të pranishmëve që ndodheshin në këtë demonstrim, të quajtur Athens Flying Week, i cili zhvillohet çdo shtator në këtë aeroport ushtarak.
Top Channel