Trump përgatit Pentagonin për luftë, SHBA gati të ndërhyjë me trupa ushtarake në shtetin afrikan
Problemet në kufirin francez, ku kontrollet janë shtuar pas sulmeve të fundit, por ka mungese stafi, u bënë shkas për radhë gjigante automjetesh në Portin e Doverit.
Me mijëra vetë kanë pritur deri në 14 orë që të kalonin, ndërsa autoritetet franceze i kanë shtuar ndjeshëm masat e anti-terrorit dhe verifikimin e atyre që lëvizin me tragete.
Në zonë ka mbizotëruar kaosi për pjesën më të madhe të ditës, e ndonëse për momentin situata është çliruar disi, drejtuesit e automjeteve janë paralajmëruar se ngërçi ka gjasa të vazhdojë e janë këshilluar të shohin mundësinë e rrugëve alternative, e nëse zgjedhin te ndjekin këtë itinerar, atëherë duhet të marrin me vete ushqime dhe ujë.
Vështirësitë nisën të premten, e me shtimin e trafikut, gjendja të shtunën nisi të rëndohej ndjeshëm.
Policia i ka dërguar ujë me helikopterë njerëzve të bllokuar ne makinat e tyre në mes të të nxehtit, ndërsa një organizatë humanitare u shpërndau 6.000 shishe personave të bllokuar në Kent.
Sipas autoriteteve, kaosi i detyrohet si vonesave nga masat e shtuara të sigurisë në kufi, ashtu edhe volumit te trafikut, te shtuar prej sezonit të pushimeve. Por mediat britanike i kanë komentuar radhët e gjata si pasojat direkte të “Brexit”.
Top Channel