Ndalohet punonjësi i doganës në Berat

22/07/2016 00:00

Ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej për kontrabandë, ndërsa është ndaluar nga policia doganieri Arben Ulaj, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, si i dyshuar për veprën penale ”Kontrabandë nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore” e kryer në bashkëpunim.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë një ditë më parë nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar.

Top Channel