Ekstradohet nga Greqia i dënuari për trafik droge

20/07/2016 00:00

Një 30-vjeçar i dënuar nga drejtësia shqiptare për trafik lëndësh narkotike është ekstraduar nga Greqia në drejtim të vendit tonë.

Shtetasi Andrea Kadena, lindur në Gjirokastër u ekstradua falë nga Interpol Tirana, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka dhënë vendimin e formës së prerë për ta dënuar me 7 vite e 4 muaj burg në vitin 2011.

30-vjeçari është dënuar për trafik lëndësh narkotike, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë.

Kadena u ndalua në Athinë me kërkesë të autoriteteve shqiptare në muajin mars të këtij viti.

Top Channel