Sondazhet, Clinton udhëheq ndaj Trump

18/07/2016 00:00

Në prag të dy kuvendeve ku do të emërohen kandidatët e Partisë Demokrate dhe asaj Republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, tre sondazhe të reja të publikuara të dielën, tregojnë se Hillary Clinton ka një avantazh bindes ndaj Donald Trumpit, edhe pse votuesit amerikanë nuk kanë ndonjë simpati të madhe për asnjerin prej dy kandidateve.

Megjithate, ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, e cila kërkon të bëhet presidentja e parë grua në Shtetet e Bashkuara, kryeson garën ndaj manjatit të pasurive të patundshme.

Sondazhi i përbashkët  i “Washington Post” dhe televizionit “ABC News” tregon se ish-Zonja e Parë ka një mbështetje prej 47 përqind, ndërsa Trump 43 përqind.

Anketa e përbashkët e “NBC News” dhe “The Wall Street Journal” sugjeroi një përkrahje prej 46 përqind Clintonin dhe 41 përqind për Trumpin, ndërsa ajo CNN-it dhe “ORC International” tregoi se demokratja prin me 49 për qind kundrejt republikanit që ka 42 përqind të mbështetjeve.

Biznesmeni njujorkez prezantoi Guvernatorin e Indianës që do të garojë krah tij për postin e zv.presidentit, duke e përshkruar atë si një politikan të fortë. Trump u përpoq të përgënjeshtronte pretendimet se kishte qenë i pavendosur për zgjedhjen e tij dhe këmbënguli se 57-vjeçari me eksperiencë, kishte qenë zgjedhja e parë.

Pence njihet për kredencialet e fuqishme konservatore. Donald Trump do të bëhet zyrtarisht kandidati i Partisë Republikane në Konventën e Klivelandit këtë javë.

Top Channel