Himarë, vetëvaret në kangjellat e shtëpisë 21-vjeçari

17/07/2016 00:00

Një shtetas është gjetur i vetëvarur në banesën e tij gjatë mëngjesit të kësaj të diele, nga familjarë të tij të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Me të mbërritur në vendngjarje, forcat blu konstatuan në fshatin Shënvasil të Himarës vetëvarjen e shtetasit me inicialet A.P., 21 vjeç. Ende nuk dihen shkaqet, por i riu është gjetur i vetëvarur në kangjellat prej hekuri të banesës dykatëshe rreth orës 8 e 10 minuta të mëngjesit.

Të dhënat paraprake të ekspertizës mjekoligjore tregojnë se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që do të sqarojë rrethanat dhe shkaqet e vetëvrasjes.

Top Channel