Grushti i shtetit në Turqi, qytetarët mbrojnë aeroportin e Stambollit

16/07/2016 00:00

Lufta për pushtet në Turqi nuk zhvillohet vetëm në Ankara, por edhe në qytete të tjera kryesore si Stambolli. Raportohet se tanket e ushtrisë janë përpjekur që të hyjnë në aeroportin Ataturk.  

Sipas raportimeve ata janë detyruar që të tërhiqen pasi turma njerëzish kanë dalë përballë tyre dhe u kanë kërkuar që të largohen, gjithashtu media të ndryshme shtojnë ka të shtëna edhe në Stamboll.

Më herët presidenti turk, Erdogan, në një lidhje direkte me ÇN turk, ka thënës e ai vazhdon të jetë në krye të vendit, ndërsa ka ftuar njerëzit që të dalin në rrugë.

“Presidenti dhe qeveria e Turqisë të cilët janë zgjedhur në mënyrë demokratike vazhdojnë të jenë në krye të vendit. Ne nuk do të tolerojmë përpjekje që duan të minojnë demokracinë tonë”, u shpreh ai.

Top Channel