Plagosje me armë zjarri në Shkodër, rëndë 46-vjeçari

15/07/2016 00:00

Një plagosje me armë zjarri është verifikuar pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, pranë shkollës “Oso Kuka”.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se i plagosur nga të shtënat ka mbetur shtetasi me inicialet S.P.

Sipas burimeve, 46-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Agjentët e antikrimit po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel