Nice, në kamion u gjetën armë dhe granata

15/07/2016 00:00

Kreu i Këshillit të Qarkut, Christian Estrosi, deklaroi se kamioni ishte i mbushur me armë dhe granata, ndërsa drejtuesi kishte shtënë në drejtim të turmës më bulevardin e Nices.

“Në kamion janë gjetur armë dhe granata. Po ashtu, sipas policvë të cilët e kanë qëlluar për vdekje, drejtuesi i kamionit ka shtënë në turmën”, u shpreh ai.

Estrosi i kërkoi banorëve të zonës të qëndronin në shtëpi dhe të mos kishte asnjë lëvizje nëpër rrugë përveç forcave policore.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel