Festimi i tepruar, Rusia dënon agjentët e FSB

15/07/2016 00:00

Shërbimi rus i sigurisë FSB tha se do të ndëshkojë ashpër një grup agjentësh të rinj që e lanë vetën të filmohen duke festuar në mënyrë luksoze dhe të tepruar diplomimin e tyre.

Agjentët e rinj u panë të ngisnin një karvan fuoristradash “Mercedez” përmes Moskës duke bllokuar trafikun. Disa prej agjentëve dilnin në dritaret e makinave dhe thërrisnin me të madhe duke festuar.

Gjestet e tyre nuk janë vlerësuar aspak nga FSB, përkundrazi, disa agjentë veteranë thanë se një sjellje e tillë është tradhti. FSB tha se personave të përfshirë do ti ndryshohet statusi i shërbimit, por pa dhënë detaje.

Sipas analistëve kjo do të thotë se do të shkarkohen, ose do të dërgojnë në shërbejnë në detyra shumë më të parëndësishme.

Autoritetet ruse lajmëruan se disa prej oficerëve veteranë të akademisë së FSB janë ulur në gradë dhe disa të tjerë janë shkarkuar, pasi lejuan një sjellje të tillë.

Sipas FBS, agjentët e rinj morën me qira makina luksoze nga një kompania dhe u sollën në një mënyrë që ofendoi jo vetëm forcat e sigurisë, por mbi ët gjitha qytetarët rusë që i paguajnë me taksat e tyre. FSB është pasardhësi i KGB-së së famshme të sundimit sovjetik dhe sipas mediave, presidenti rus Vladimir Putin, një ish-oficer i KGB, nuk mund të lejojë askënd të trajtojë në një mënyrë të tillë dashurinë e tij të vjetër.

Top Channel