Aksident te “Brryli”, makina përplas këmbësorin
15/07/2016 00:00
Një këmbësor është përplasur nga një automjet në zonën e njohur si “Brrylli” në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur këtë të premte dhe i plagosur nga aksidenti ka mbetur 67-vjeçari Fahri Spahiu. Ai është përplasur nga një automjet teksa po kalonte rrugën dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti drejtohej nga një vajzë rreth 25-vjeç dhe dyshohet se aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia.
Top Channel