Librazhd, makina e blinduar del nga rruga; plagoset drejtuesi

14/07/2016 00:00

Një aksident rrugor është verifikuar paraditen e sotme në Librazhd, ku është përfshirë një automjet i blinduar.

Autoritetet lokale njoftojnë se bëhet fjalë për një mjeti të liçencuar për transportin e parave, i cili ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për pasojë, një person ka mbetur i lënduar. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara, shtojnë burimet.

Top Channel