Humbet pushuesi me sklerozë, familja dhe policia vihen në kërkim të tij

14/07/2016 00:00

Rreth mesditës së të enjtes është larguar nga banesa Maksim Tarja, 65 vjeç, banues në Tiranë. Tarja kishte ardhur me familjen për të kaluar pushimet në Durrës.

Ai është rreth 1.73 cm, i dobët dhe ka të veshur një palë pantallona ngjyrë gri, një bluzë gri me një shirit ngjyrë blu në pjesën e gjoksit dhe një palë shapka ngjyrë të zezë.

Nga deklarimet e familjarëve ka rezultuar se Tarja vuan nga skleroza prej disa vitesh.

Policia me të marrë njoftimin ka angazhuar të gjithë forcat dhe vazhdojnë ende kërkimet për të mundësuar gjetjen e tij.

Policia kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve, të cilët nëse e identifikojnë këtë person janë të lutur të telefonojnë në numrin 0694110217.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel