Tiranë, pranga të kërkuarit për trafik droge

13/07/2016 00:00

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të mërkurë shtetasin Besnik Miska, 42 vjeç dhe banues në Tiranë.

Burime policore bëjnë të ditur se, Miska është vënë në pranga nën akuzën e pjesëmarrjes në organizata kriminale dhe trafik droge në vitet 2009-2010 në Itali.

Miska ishte shpallur në kërkim që nga viti 2015 nga Interpol Roma, por vetëm sot, pas një viti në arrati, është bërë i mundur arrestimi i tij.

Burimet shtojnë më tej se policia ka nisur procedurat përkatëse me prokurorinë e kryeqytetit për të realizuar ekstradimin e tij drejt vendit fqinj.

Top Channel