‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur këtë të hënë selinë e një banke në qendër të qytetit të Vlorës.
Tek Sheshi i Flamurit, dy personat pasi janë futur në ambjentet e bankës, kanë neutralizuar dy rojet private duke i kërcënuar me armë dhe kanë mundur të marrin paratë nga dy sportele. Pasi kanë bërë grabitjen, autorët kanë dalë nga banka duke u larguar në rrugicat e zonës.
Policia është njoftuar në orën 13:56. Nga dëshmitë paraprake të mbledhura nga agjentët e mbërritur në vendngjarje rezulton se dy personat kanë qenë trupa të shëndetshëm e të veshur me rroba kamuflazhi.
Autoritetet lokale njoftojnë se dhjetëra uniforma blu janë duke bërë kontrolle në zonën ku mendohet se grabitësit kanë kaluar, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bankës si dhe të disa bizneseve përreth vendit ku ndodhi grabitja.
Ndërkohë pritet të mësohet dhe shifra e saktë që është grabitur. Për fat të mirë gjatë grabitjes nuk ka patur asnjë person të lënduar.
Top Channel