Vetëvritet në burgun e Peqinit i dënuari për vrasje

11/07/2016 00:00

Një i dënuar me 20 vite burg për vrasje me dashje i ka dhënë fund jetës në qelinë e burgut të Peqinit ku vuante dënimin prej më shumë se 14 vitesh.

Atutoritetet e burgut të sigurisë së lartë të Peqinit kanë konfrimuar se i dënuari Fatmir Myftari, rreth 50 vjeç, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në tualetin e dhomës.

I ndjeri prej disa kohësh mbahej në sektorin e kujdesit të veçantë pasi kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor, ndërsa nuk kishte fare kontakte me familjarët e tij.

Pas konstatimit të aktit të vetëvarjes, personeli i burgut ka kryer transportimin e 50-vjeçarit drejt spitalit të Peqinit, por ai nuk ka mundur të jetojë.

Top Channel