Kapshticë, sekuestrohen 92 kg kanabis

11/07/2016 09:15

Policia Kufitare e Kapshticës ka sekuestruar në serbatorin e një kamioni 92 kg kanabis sattva dhe ka arrestuar në flagrancë dy shtetas. Të arrestuarit janë 51-vjeçari Artur Yzeiri, banues në fshatin Ravonik dhe 55-vje55-vjeçari Astrit Haxhi, banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit me qen antidrogë, në vijën e dytë në dalje, ku mjeti tip kamion i markës “Scania” me targa AA630 KO, u përzgjodh për kontroll të detajuar, u krijuan dyshime se në pjesën e serbatorit të mjetit ishte fshehur lëndë narkotike.

Kontrolli ka vijuar edhe me procesin e skanimit të kryer nga Dogana, ku në një vend të përshtatur, pikërisht tek pjesa e serbatorit u evidentuan 18 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 92 kg. Pakot kishin brenda kanabis, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel