Gjirokastër, një i arrestuar për plagosje me thikë

11/07/2016 09:00

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë një shtetas, si dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë për veprat penale vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim si dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Në pranga ka përfunduar Lefter Dono, 18 vjeç, banues në Gjirokastër. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve me iniciale M.N. dhe O.A., pasi të tre këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Pllakë”, kanë goditur me thikë shtetasit K.K., 22 vjeç dhe G.B., 19 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel