“Brexit” si fatkeqësitë natyrore

11/07/2016 00:00

Shoku ekonomik dhe përçarja e shkaktuar  nga “Brexit” është krahasuar në të njëjtin nivel me ndikimin e fatkeqësive shkatërrimtare dhe të paparashikuara natyrore, të tilla si tërmeti Tokohu i vitit 2011 në Japoni, që i mori jetën të paktën 16 mijë njerëzve.

Ky është raporti më i fundit i OECD, Organizatës Ndërkombëtare  e Financuar nga shtetet anëtare të BE që ndihmon qeveritë për të trajtuar sfidat ekonomike, sociale dhe qeverisëse.

Sipas zyrës me qendër në Paris, referendum i 23 qershorit ishte po aq i papritur, megjithatë shifrat e dëmit financiar, ata do t’i publikojnë në muajin shtator, ku do të tregohet qartazi impakti që ka në  ekonominë globale dhe në tregjet financiare “Brexit”.

Gjatë periudhës së referendumit, OECD ka bërë fushatë për efektet negative të votës “Brexit”. Saktësinë e parashikimeve të tyre, OECD e ka dëshmuar në disa periudha të paqëndrueshme financiare, sikurse  kriza financiare globale e vitit 2008 dhe ajo e Eurozonës që nisi në vitin 2012.

Ndërkaq, ministri britanik i Financave  George Osborne ka premtuar se Britania në post “Brexit” do të bëjë gjithçka që është e mundur që ishulli  të mbetet vendi më tërheqës në botë për të bërë biznes.

Me vizitën e tij, që nisi nga bankat e Wall Street e që do të përfundojë deri në Singaporë, Osborne filloi misionin e “shitjes” sa më të mirë të imazhit të Britanisë nëpër botë.

Top Channel