Vlorë, gjendet një trup i pajetë në Himarë

10/07/2016 00:00

Ka qenë një informacion i marrë në rrugë operative, ai që ka çuar forcat e policisë së Qarkut të Vlorës në dalje të Himarës, më saktësisht në Qeparo duke shkuar për në Borsh, aty ku pranë një shkëmbi kanë gjetur trupin e pajetë të një shtetasi gjatë mëngjesit të kësaj të diele.

Sipas njoftimit të policisë, informacioni mbi viktimën është marrë në orën 7:14, ndërsa trupi i pajetë i përket shtetasit Lorenc Dhimuci, rreth të 40-ave, banues në Himarë, i cili vuante nga sëmundje mendore.

Ndërkohë, sa u përket rrethanave të ngjarjes, dyshohet se shtetasi është vetëhedhur nga shkëmbi, pasi nga ekspertiza paraprake rezulton se dëmtimet e marra në trup janë shkaktuar nga përplasjet me gurët e shkëmbinjtë.

Megjithatë, një grup hetimor ka qenë i pranishëm në vendngjarje, për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj vdekjeje.

Top Channel