Bllokohet shitja e bagëtive në Korçë, shkak sëmundja e kafshëve

10/07/2016 00:00

Dhjetëra blegtorë të cilët këtë të diel janë drejtuar tek tregu i bagëtive në fshatin Turhan në Korçë, nuk janë lejuar të shesin pas vendimit te Ministrisë së Bujqësisë për ndalimin e tregjeve të bagëtive për shkak të përhapjes së infeksionit të dermatozës nukleare.

Policia bashkiake ka mbështetur ekspertët e bujqësisë në këtë aksion.

Me gjithë lajmërimet e vazhdueshme, shumë blegtorë humbën gjithë ditën duke iu drejtuar tregut.

Përhapja e këtij infeksioni tek bagëtitë do të shkaktonte sëmundje deri në ngordhjen e tyre ndërsa nuk rrezikon njerëzit.

Top Channel