Aksidenti i djeshëm, policia vetëkorrigjohet. Kërkon ndjesë ndaj familjarëve

10/07/2016 00:00

Aksidenti i shënuar mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20 në aksin Sarandë-Delvinë, mes një automjeti dhe një motoçiklete nuk ka rezultuar me vdekjen e një pasagjeri, siç u njoftua një ditë më parë, por me plagosjen në gjendje të rëndë të tij.

Ky është njoftimi sqarues i forcave të policisë gjatë mesditës së të dielës, me anë të të cilit u kërkon edhe ndjesë familjarëve të “viktimës” për lapsusin e ardhur si pasojë e komunikimit të parë në momentin e aksidentit, siç thuhet në të.

Sa i përket incidentit, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi 27-vjeçar Bledar Pula, banues në Delvinë, është ende gjallë por në kushte kritike për jetën. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe pasagjeri që udhëtonte në automjetin e drejtuar nga shtetasi Igli Seiti, më saktë babai i tij Sh. Seiti.

Drejtuesi i automjetit 23-vjeçari Igli Seiti është shoqëruar nga uniformat blu të mbërritura në vendin e ngjarjes mbrëmjen e djeshme, e për të kanë nisur veprimet e mëtejshme proceduriale.

Top Channel