NBA, Dwayne Wade kalon te Chicago Bulls

07/07/2016 00:00

Në merkaton e agjentëve të lirë të NBA mund të ndodhte gjithçka… dhe gjithçka po ndodh. Dwayne Wade konfirmoi një tjetër transferim që deri para pak orësh dukej i pamundur. 34-vjeçari, i cili luan prej 13 vitesh me Miami Heat, do të jetë lojtari i ri i skuadrës së tij të vendlindjes, Chicago Bulls.

Wade ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare për 47.5 milionë dollarë. Ndërkohë, Bullsat kanë çuar te Cleveland Cavaliers lojtarin Mike Dunleavy dhe Jose Manuel Calderon te Los Angeles Lakers.

“Nuk ishte një vendim i lehtë, por besoj se po bëj më të mirën për veten dhe familjen time. Jam rritur duke parë Chicago Bulls dhe prej tyre u bëra basketbollist”, tha Wade.

Para disa ditësh erdhi edhe lajmi i bujshëm i kalimit të Kevin Durant nga Oklahoma City Thunder te Goldes State Warriors.

Ndërkohë, San Antonio Spurs është përforcuar me spanjollin Pau Gasol, i cili la Chicago Bulls.

Top Channel