Haxhinasto e Kodheli: Të ndryshohet koncesioni i TIA-s

06/07/2016 00:00

Grabitja e parave në Rinas ndoshta mund të çojë në një ndryshim të kontratës koncesionare, përsa i përket pikave që kanë të bëjnë me sigurinë.

Dy ministra të qeverisë reaguan për këtë çështje. Mimi Kodheli e Mbrojtjes tha se siguria kombëtare nuk duhej lënë në dorë të një kompanie private.

“Personalisht e konsideroj rrethimin e aeroportit një vijë kufitare. Nuk e di nëse duhet të ishte lënë me vite me roje private, por unë besoj se kalimi i një vije kufitare bart me vete edhe disa elementë të tjerë”, tha ministrja e Mbrojtjes.

Kurse në reagimin e tij të parë për grabitjen, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto tha se, ndryshimi i mundshëm i kontratës mund të bëhet pas rezultateve të hetimit.

“Do të jetë konkluzion i hetimit të plotë dhe të thellë për këtë çështje”, u shpreh ministri Haxhinasto.

Haxhinasto tha po ashtu se do të jetë hetimi, ai që do të nxjerrë edhe përgjegjësitë institucionale për gjithsecilin që ka funksione që lidhen me sigurinë në Aeroportit e Rinasit.

Top Channel