Gazifikimi i Shqipërisë, projekti: 5 degëzime për të mbuluar territorin

06/07/2016 00:00

Shqipëria ka për herë të parë një dokument, që parashikon sesi do të bëhet shpërndarja e rrjetit të gazit pas vënies në punë të gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Nevoja për gaz në raport me popullsinë, sipas këtij masterplani, mund të nisë nga 1.4 miliardë metër kub në vitin 2020.

Rrjeti i transmetimit ndahet në 5 degë kryesore:

1. Dega Veriore, nga Fieri në Shkodër dhe më tej në Mal të Zi
2. Dega e Elbasanit, që kalon përmes Lushnjes dhe Dumresë
3. Dega Jugore, që furnizon Fierin, Vlorën, Ballshin, Tepelenën dhe Gjirokastrën
4. Dega Perëndimore, deri në Pogradec, Korçë dhe më tej në Maqedoni
5. Dega e Kosovës, nga Miloti në pikën kufitare të Morinës

Prioritet do të kenë zonat e zhvillimit industrial.

“Jam i njohur me nevojat nga industri konkrete në zonën e Fierit, që kërkojnë gaz. Kjo do të krijojë edhe mundësi të tjera, siç edhe ka qenë për zhvillimin e industrisë petrokimike apo induktive të tjera, që lidhen rreth naftës dhe gazit”, tha Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Industrisë.

Gazi i TAP-it pritet të ringjallë, siç është deklaruar më herët, edhe projektin e dështuar të TEC-it të Vlorës.

Top Channel