Alket Rizai duhej të kthehej sot në burg, si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Në Shqipëri operojnë më shumë se 200 shoqëri private të ruajtjes fizike, të cilat kanë të punësuar rreth 9 mijë persona.
Për kryetarin e Unionit të policive private, Veli Myftari, ngjarja në aeroportin e Rinasit kërkon një analizë të thellë duke përfshirë të gjithë aktorët. Ndonëse kompania ICTS zotëron një status të veçantë, Myftari citon ligjin e ri të vitit 2014 për shërbimin privat të sigurisë fizike.
“Nuk mund të flitet për masa drastike vetëm me arrestimin e disa personave. Duhet të mbahet një qëndrim i fortë ndaj kompanisë që ka përgjegjësinë, deri në heqjen e liçencës. Në ligjin e fundit të vitit 2014 thuhet se, në dy vërejtje që mund t’i bëhet një kompanie përkatëse duhet të përfshihet heqja e liçencës”, deklaron Myftari.
Por ligji ka dhe probleme. Kur kanë kaluar më shumë se 2 vite nga hartimi i tij, ende nuk ka dalë një akt normativ që i lejon policitë private t’i trajnojnë vetë punonjësit e tyre.
“Po marr Akademinë e Sigurisë. Atje pati një ndërprerje të trajnimeve në një kohë të caktuar sepse edhe ajo ka ngarkesën e vetë. Ndaj të tjera kompani kanë përgatitur kushtet për të qenë gati, kanë bërë ambjentet dhe personelin”, vijon Myftari.
Sipas tij, pas grabitjes së Rinasit, Unioni i shoqërive private të ruajtjes fizike do të mblidhet së bashku me Komitetin e Sigurisë së Bankave për të marrë masat e nevojshme që ngjarje të tilla të rënda të mos përsëriten.
Top Channel