Alket Rizai duhej të kthehej sot në burg, si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Katër ditë pas grabitjes më të madhe dhe më të bujshme në historinë e Aeroportit të Rinasit, kompania koncesionare është mjaftuar me një deklaratë të shkurtër të zëdhënëses për të dhënë versionin e saj mbi ngjarjen. Që sipas TIA-s ka vetëm një përgjegjës.
“TIA ka ndjekur me shqetësim raportimet zyrtare të Policisë së Shtetit mbi raportimin më së paku të pasaktë të ngjarjes në fjalë. Theksojmë se njoftimi i TIA-s për policinë është bërë në kohën kur makina, bashkë me autorët e krimit, ishte ende në vendngjarje. Përveç kësaj, theksojmë se punonjësit e policisë kanë qenë të pranishëm në pistë, vetëm pak metra nga ku ndodhi grabitja”, tha Arlinda Çausholli.
Por zv.ministri i Brendshëm Stefan Çipa, në një deklaratë që pasoi atë të aeroportit lë të kuptohet e kundërta.
“Kamerat online kanë oraret se kur janë bërë filmimet. Del qartë orari se kur është lajmëruar policia. Ne i referohemi veç orarit që kanë kamerat e sigurisë, që janë në Aeroportin e Rinasit, edhe deklaratës që Policia e Shtetit ka bërë përmes drejtorit të Policisë së Tiranës. Le të lëmë organet të flasin se kush e ka përgjegjësinë”, tha Stefan Çipa.
Kompania private “ICTS” është përgjegjëse për shërbimin e sigurisë aeroportuale, e certifikuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar. Por TIA thotë se kjo kompani nuk ka të drejtë të ndërhyjë fizikisht.
“ICTS operon e paarmatosur. E vetmja forcë e armatosur në aeroport është Policia e Shtetit. Për sa i takon ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në territorin jashtë gardhit rrethues të aeroportit, nga ka hyrë makina, kjo është përgjegjësi e plotë dhe e vetme e forcave të Policisë së Shtetit”, tha Arlinda Çausholli.
Por “Airport Partners” refuzoi të merrte pyetje dhe të komentonte raportin e testimit të sigurisë, kryer më 20 prill nga Policia e Shtetit dhe Aviacioni Civil. “Airport Partners” nuk komentuan nëse kishin apo jo diçka për të thënë, nëse është i sigurt sot Aeroporti i Rinasit:
1. Nga futja e lëndëve shpërthyese
2. Nga futja e armëve të ftohta
3. Nëse punojnë apo jo kamerat e sigurisë së perimetrit rrethues
4. A kanë marrë masa nga 13 maji e deri më sot për të përmirësuar gjendjen e sigurisë së Rinasit
Të gjitha këto pyetje, në testimin e 20 prillit morën një përgjigje negative. Fakt tjetër është që TIA ka marrë raportin në datën 13 maj. Por fakti më i rëndë është ajo që ndodhi më 29 qershor, në mes të ditës, në pistën e aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin e grabitjes së automjetit me paratë. Në pamje duken automjetet e TIA, që afrohen në vendin e ngjarjes gjatë grabitjes dhe nuk ndërhyjnë për të ndalur atë që po ndodhte.
Ndërkohë që në dy minuta të grabitjes, mjetet e TIA-s lëvizin në pistë derisa automjeti i grabitësve largohet duke ecur në mes të pistës për të dalë edhe nga rrethimi.
Top Channel