Panik në Londër, evakuohet Katedralja e Shën Palit

28/06/2016 00:00

Zona përreth Katedrales së Shën Palit në Londër u evakua në orët e para të mëngjesit dhe rrugët përreth saj u mbyllën për shkak të gjetjes së një pakoje të dyshimte.

Komentet e para në rrjetin social Tëitter tregojnë se mund të ketë patur një shpërthim të kontrolluar nga ekipet e çaktivizimit të bombave, por policia nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Brenda një ore incidenti u deklarua i mbyllur dhe rrugët u hapën sërish për trafikun.

Megjithate për shkak të hetimit, autobusët që qarkullojnë në atë zonë, kanë lëvizur me gati 40 minuta vonesë.

Top Channel