Muzika xhaz këtë vit do të udhëtojë në Tiranë, Shkodër, Fier e Sarandë nëpërmjet edicionit të 5 të Festivalit të Xhazit. “Margjelo” dhe këngë të tjera nga folklori do të vijnë për publikun me elemente xhazi.

“Risitë e festivalit të këtij viti do të jetë krijmtaria e bërë enkas për festivalin bazuar në muzikën e tyre tradicionale. Kjo është edhe natyra e gjuhës muzikore të xhazit i cili mund të komunikojë me anë të tingujve në mbare botën”, tha Valter Xoxi, producent i “Jazz Festival”.

Shqipëria mban edhe vendin e parë sa i takon numrit të pjesëmarrësve në këtë edicion. Plot 11 muzikantë, mosha mesatare e të cilëve është 22-vjeç, çka tregon se ndonëse të rinj, kanë iniciativën të lëvrojnë këtë gjini të vështirë.

“Ka shumë njerëz që luajnë e eksperimentojnë me stilet që nga xhazi deri te stilet klasike, etnik e të gjithë stilet e muzikës moderne. Do të jenë të gjitha brenda. Do të jetë një festivale dhe në pikëpamje muzikore gjithëpërfshirës”, u shpreh Gent Rrushi, drejtor artistik i “Jazz Festival”.

Festivali në edicionin e 5 të tij do të presë grupe muzikantësh nga Shqipëria, Zvicra, Izraeli e Holanda nga data 19-23 korrik.

Top Channel